Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali priti sot në një takim drejtorin e përgjithshëm të Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve të Gjenevës, Vincent Subila.

Bibali u shpreh se në takim u diskutua mbi situatën aktuale, si edhe lehtësirat e krijuara për sipërmarrësit e huaj, që duan të investojnë në vendin tonë.

- Reklamë e sponsoriuzar -

“Diskutuam mbi situatën aktuale, problematikat e hasura gjatë periudhës së pandemisë, si edhe lehtësirat e krijuara për sipërmarrësit e huaj, që duan të investojnë në vendin tonë”, tha Bilali.

Billai u shpreh e bindur se do të krijohen kushtet e përshtatshme, për të rritur prezencën e investitorëve zviceranë në Shqipëri.

“Duke vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm dhe potencialet e mëdha që ka vendi ynë, jam e bindur që do të arrijmë të krijojmë kushtet e përshtatshme, për të rritur prezencën e investitorëve zviceranë në Shqipëri”, theksoi Bilali./TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107