Dhjetë njerëz kanë vdekur dhe 251 të tjerë u helmuan nga një rrjedhje gazi helmues nga një rezervuar në portin e Akaba të Jordanisë, njoftoi televizioni shtetëror të hënën.
Rrjedhja erdhi pasi një rezervuar i mbushur me gaz helmues ra gjatë transportit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Petra, duke cituar një zëdhënës të Administratës së Sigurisë Publike.
Pamjet e postuara në faqen e televizionit shtetëror në Twitter tregojnë një tank që bie dhe godet kuvertën e një anijeje, pas së cilës gazi ngrihet në ajër ndërsa njerëzit ikin.
Autoritetet shëndetësore të qytetit u kanë kërkuar banorëve të mbyllin dritaret dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, raporton televizioni shtetëror.
Shërbimi i Mbrojtjes Civile ka njoftuar në Facebook se ekipe të specializuara po ndërhyjnë në vendin e aksidentit. Avionët e evakuimit u dërguan në Akaba, njoftoi televizioni shtetëror./TV Malisheva

A poisonous chlorine gas explosion at the port of Aqaba in Jordan is said to have killed at least 13 people and injured 250.

Read the full story: https://t.co/DlhqGual0Q pic.twitter.com/G96010gTdR
— Sky News (@SkyNews) June 27, 2022