Një person ka ndërruar jetë dje në Gjakovë, si pasojë e rrokullisjes me traktor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull nga Kosova derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.
/TV Malisheva