Kryeministri Edi Rama publikon një video me pamjet e punimeve në Rrugën e Arbrit, dhe thotë se ajo është drejt përfundimit.
“Vijon pa u ndalur puna drejt përfundimit të RRUGËS SË ARBËRIT. Po punohet për shtresat asfaltike dhe hapjen e Tunelit të Murrizit”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.
Rruga e Arbrit pritet të përfundojë në verë të 2021. Ky aks i rëndësishëm do të shkurtojë kohën e lidhjes së Dibrës me Tiranën, do të lehtësojë transportin e qytetarëve dhe do krijojë më shumë aksesueshmëri për daljen në treg të produkteve të zonës./TV Malisheva