Ditën e sotme, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke përkujtuar fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, tha se vendi i tij do të fitonte në luftën me Rusinë.
“Në ditën e fitores ndaj nazizmit ne po luftojmë për një fitore të re. Rruga drejt saj është e vështirë, por nuk kemi dyshim se do të fitojmë”, tha ai.
Zelensky tha se ukrainasit janq një popull i lirë që kanë luftuar për të mbrojtur tokën e tyre shumë herë në histori dhe kishin “rrugën e tyre”.
“Sot ne po bëjmë luftë në këtë rrugë dhe nuk do t’i japim askujt asnjë pjesë të tokës sonë, dhe nuk do t’i japim askujt asnjë copë të historisë sonë”, tha ai.
Ai shtoi se është krenar për paraardhësit e tyre që së bashku me kombet e tjera në koalicionin anti-Hitler mposhtën nazizmin, dhe se nuk do lejojë askënd ta aneksojë këtë fitore dhe të përvetësohet.
Rusia, nisi bombardimet në Ukrainë më 24 shkurt dhe tani po shënon përvjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.
Presidenti Vladimir Putin kryesoi në një paradë ushtarake në ‘Sheshin e Kuq’ të Moskës, ku deklaroi se NATO është një kërcënim për Rusinë.
/TV Malisheva