Të gjitha rrugët në fshatrat Berishë dhe Fshat i Ri, janë të pastruara nga bora dhe hapura për qarkullim, rrugë të cilat janë pastruar në vazhdimësi. Po ashtu rrugët janë të hapura edhe në vendbanime tjera dhe komunikacioni zhvillohet normalisht. Trashësia e borës nuk ka qenë e madhe, por ka pasur ngrica në rrugë.
Fshatrat në Malet e Berishës, i ka vizituar sot edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, për të parë nga afër gjendjen e rrugëve dhe mirëmbajtjen e tyre.
Nënkryetari Berisha, gjithashtu është takuar edhe me ekipet KEDS-it, të cilat janë duke u marrë me rregullimin e rrjetit energjetik në fshatin Berishë, pasi nga dita e hëne, ky fshat ka probleme në furnizim me rrymë, për shkak të dëmeve të mëdha të shkaktuara nga reshjet e borës dhe ngricat.