Ish-ministri i mbrojtjes, Rrustem Berisha është një kandidatët për deputetë nga radhët e AAK-së.
Megjithëse ndaj tij rëndon akuza për mashtrim në listat e veteranëve të rrejshëm, kjo se ka penguar të zërë një vend në listen e AAK-së.
Në një prononcim për Gazeta Blic Berisha ka folur lidhur me aktakuzën që rëndon ndaj tij.
Ai ka theksuar se ai është akuzuar dhe jo i dënuar dhe kjo gjë nuk duhet të përbëjë problem për kandidimin për deputet .
“I akuzuar dhe i dënuar nuk është njëjtë, një njeri mundet me qenë i akuzuar por jo i dënuar. Munden shumë njerëz me akuzu dikë por kjo nuk do të thotë që ai është fajtor, pa u shpallur me vendim gjykate si i tillë” tha shkurt Berisha për Gazeta Blic.
Edhe ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj rëndon aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por i njëjti figuron në listën e AAK-së për deputet.