Në fillimin e punimeve për rrugën në fshatin Vërmicë me gjatësi prej 700m, morën pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina si dhe nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Rifat Mazreku.
Ata përveç se kanë parë nga afër fillimin e punimeve, janë takuar edhe me banorët e fshatit dhe me përfaqësues të kompanisë, nga i cili, Morina kërkoi që rruga të punohet sipas kontratës dhe standardeve, dhe brenda afati kohor, në të kundërtën do të ketë sanksione financiare.
Morina, bëri të ditur se kjo rrugë e fshatit Vërmicë është investim i qeverisë komunale dhe potencoi se projektet infrastrukturore do të vazhdojnë edhe në fshatrat tjera të komunës sonë ./TV Malisheva