Pas doli lajmi se Luis Rubiales ka dhënë dorëheqje nga roli i presidentit të Federatës Spanjolle te Futbollit, po i njëjti e ka konfirmuar tani se ai nuk do të largohet nga ky post.

Rubiales e ka konfirmuar se nuk do të jap dorëheqje, duke thënë se një puthje e vogël nuk do të jetë e mjaftueshme për ta larguar atë nga pozita e tij.

“Unë nuk do të jap dorëheqje, nuk jap dorëheqje, nuk jap dorëheqje”, tha bindshëm Rubiales në një mbledhje emergjente të federatës spanjolle.

“Një puthje e vogël është e mjaftueshme për të më larguar mua nga këtu? Unë do të luftojë deri në fund”, shtoi Rubiales.

Rubiales, 46 vjeç, pritej të largohej nga posti i presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pasi ministrat e qeverisë dhe figurat brenda sportit kërkuan dorëheqjen e tij, dhe organi qeverisës i futbollit botëror FIFA hapi procedurat disiplinore kundër tij.

/TV Malisheva

Share.