Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, i ka dhënë mbështetje kandidatit të tyre për kryetar të Malishevës, Bajrush Hoti, duke e cilësuar si një njëri i dëshmuar.

Rudi madje është i bindur se Lidhja Demokratike e Kosovës në Malishevës për zgjedhjet e 17 tetorit synon fitoren, përcjell TV Malisheva.

“Të dashur qytetar të Malishevës, sot ka nisur fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. LDK në këto zgjedhje synon fitoren, duke nisur kështu rikthimin e madh.  LDK në Malisheve, në këto zgjedhje kandidat për kryetar të Komunës e ka Bajrush Hotin, një burrë të dëshmuar. Njeë ish ushtar i UÇK-së, mjek i luftës e humanist i madh”, shkruan Rudi, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i Rudit:

Te dashur qytetar te Malisheves, sot ka nisur fushata zgjedhore per zgjedhjet lokale te 17 tetorit. LDK ne keto zgjedhje synon fitoren, duke nisur keshtu rikthimin e madh.

LDK ne Malisheve, ne keto zgjedhje kandidat per kryetar te Komunes e ka Bajrush Hotin, nje burre te deshmuar. Nje ish ushtar i UÇK-se, mjek i luftes e humanist i madh.

Poashtu, pjese e listes se LDK-se per asambliste jane plote njerez te deshmuar, plote te ri e te reja qe sjellin energji per LDK-ne, e padyshim do te sjellin energji edhe per Malisheven.

Malisheva ka nevoje per ndryshim, e ndryshimi eshte Bajrush Hoti!

Na prifte e mbara kryetar!

LDK 160 /TV Malisheva

Share.