Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger ka folur për të ardhmen e tij te Real Madridi.

Rudiger ka kontratë aktuale me Realin deri në muajin qershor të vitit 2026, ndërsa tha se dëshiron ta vazhdojë të ardhmen e tij te gjiganti spanjoll edhe për një kohë të gjatë, raporton KosovaPress.

Ndjehem shumë rehat këtu te Real Madridi. Unë dua që të vazhdojë në këtë klub edhe për një kohë të gjatë”, tha Rudiger.

Që prej transferimit nga Chelsea te Reali si lojtar i lirë, Rudiger ka arritur të bëjë 74 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar dy gola dhe një asistim mbi emrin e tij.

/TV Malisheva

Share.