Rudina Dembacaj ishte e ftuar së fundmi në “After Party” nga Luana Vjollca, ku i është përgjigjur me shumë sinqeritet të gjitha pyetjeve.
Rudina tha se dasma me Markun do jetë private, që Marku është më shumë xheloz se ajo, të dy gatuajnë për njëri-tjetrin dhe ajo i bën shumë surpriza.
“Dashuri me përqafime apo seks pasionant?” – “Të dyja”, u përgjigj Rudina.
“Seks në mal apo në det?” – Të dyja”, u përgjigj sërish moderatorja.
E pyetur si do reagonte nëse do e kapte partnerin me dikë tjetër, Rudina tha: “Do e lija”. /TV Malisheva