Çmimet e produkteve esenciale po vazhdojnë të kenë ngritje. Gjatë muajit tetor kjo ngritje është vërejtur më shumë.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 3,3% në muajin tetor 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Situatën ekonomike në Kosovë e ka analizuar  ish-kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi.

Ngritja e çmimeve sipas Rukqit më së keqi reagon tek të varfëritë.

Ai thotë se tek perimet edhe karburantet është vërejtur më shumë rritje.

“Kemi vazhdimisht një trend të inflacionit është më i ulët në muajt e fundit por ka pësuar prap rritje ke një periudhë e cila ishte më stabile, impakti është i madh tek te varfëritë pasi jemi duke fol për produkte bazike, kemi parë një rritje të dukshme të perimeve edhe tek pjesa e karburanteve”.

Rukiqi thotë se Qeveria nuk po reagon ndaj kësaj situate.

Ai tha se ngritja e çmimeve e ka dëmtuar xhepin e qytetarëve.

“Nuk shohim ndonjë veprim të Qeverisë për ta adresuar këtë çështje e cila e ka dëmtuar dukshëm xhepin e qytetarëve të vendit. Raporti i pulsit publik i fundit e sheh një rritje të varfërisë nga viti 2021 te 2022 nëse përkthehet ajo përqindja në vlerë është rreth 25 mijë persona më të varfëruar. Politikat publike të Qeverisë edhe ato që ekzistojnë edhe pse janë pak fare politik publike nuk po ndikojnë aspak në jetën e qytetarëve, qeveria të ndërmerr masa”.

Rukiqi: Shtyllat e fuqishme punëtore kanë mbetur pa përkrahjen e dorës së shtetit, qeveria po i linçon e bullizon

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi ka akuzuar Qeverinë aktuale për mos përkrahjen e policisë, shëndetësisë e disa sektorëve të tjerë.

Rukiqi thotë se shtyllat e fuqishme punëtore kanë mbet pa përkrahjen e dorës së shtetit.

Ai tha se shteti po I bullizon e linçon gratë e burrat që po shërbejnë për Kosovën.

“Jemi duke fol gjithmonë se si të jemi më të fuqishëm si shtet e ato shtyllat e fuqishme kanë mbet pa përkrahje e dorës së shtetit. Qeveria s’ka detyrë më të rëndësishme se sa të kujdesët për kategoritë e policisë, shëndetësisë e tjera. Grat e burrat që japin shërbim çdo ditë shteti i injoron i ofendon i linçon e bullizon kanë arsye që të shkojnë në vende të tjera ashtu siç po e bëjnë viteve të fundit”.

Rukiqi për ‘Superpunën’: Qeveria ‘Kurti’ po improvizon me çdo ndihmë, nuk krijon vende të qëndrueshme të punës

Ministri i Financave Hekuran Murati ka deklaruar se për 8 muaj përmes “Superpunës” janë punësuar 7 mijë të rinj që janë përfitues të punësuar.

Për këtë ka reaguar ish-kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi.

Ai thotë se Qeveria aktuale improvizon me çdo ndihmë.

“Ka shumë kompani të cilët kanë aplikuar për këtë skemë për me pas një subvencionim këto janë skema improvizimi çdo gjë te kjo qeveri është improvizim si ndihmë por kjo nuk krijon model të rritjes së qëndrueshme ekonomike e as krijim të qëndrueshëm të vendeve të punës”, ka thënë Rukiqi.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike: Buxheti i 2024-tes diskriminues për disa komuna që nuk i udhëheq VV-ja

Qeveria e Kosovës javë më parë ka miratuar buxhetin për vitin 2024, prej 3.3 miliardë euro.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike tashmë anëtar i LDK-së, Berat Rukiqi e ka vlerësuar si buxhet diskriminues për komunat që nuk i udhëheq VV.

Rukiqi ka përmendur disa projekte që sipas tij po injorohen nga pushteti.

“Ministria e Infrastrukturës është buxhet diskriminues për komunat e zonat të cilat nuk udhëheqë VV ka vendos me i dënuar kolektivisht qytetarët kemi fol disa herë si parti për Prishtinën. Me vite kërkohet projekti i unazës as nuk lejohet të diskutohet por injorohet. Qentë endacak që është problem nacional s’pashë projekt për projektin e energjisë të cilat janë me rëndësi për qytetarët, asnjë projekt nuk shoh në asgjë”, tha Rukiqi.

Ai thotë se buxheti I ndarë shkon më së shumti tek komunat e udhëhequra nga partia në pushtet.

Rukiqi e ka vlerësuar si keqmenaxhim çështjen e buxhetit nga Qeveria.

“Shumica e buxhetit shkon tek komunat e VV. Në këto projektet ekzistuese nuk ka progres, Qeveria as në vitin tjetër nuk planifikon me nisë vetë asnjë projekt, vetëm 13% janë ndarë për projekte të reja pra janë në vazhdimësi projektet e së kaluarës të cilat nuk po përfundojnë. Nuk ka asnjë projekt të përfunduara nuk ka asnjë të ri që e ka nisë kjo është qeverisja me mjetet tona që është keqmenaxhim se qeverisë i jepen për besim që me na kthy mjetet me projekte e zhvillim”, thotë ai.

Rukiqi: S’ka ekonomi që funksionon pa fuqi punëtore, sfidë serioze për kompanitë nga 1 janari

Data 1 janar I 2024 kur bëhet realizimi i vizave për kosovarët po afrohet.

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi thotë se sfidë serioze do të jetë fillimi i vitit të ri për kompanitë.

Sipas tij, do të mbesin pa fuqi punëtore.

Ai thotë se brenda 2-3 vite janë larguar 200 mijë qytetarë nga vendi.

“Indikacionet janë që rreth 200 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin në dy-tri vitet e fundit. Kemi një numër të madh që tash i mungon tregut të punës kjo është e trishtë se s’ka ekonomi që funksionin pa fuqi punëtore. Nga komunikimi me kompanitë ka mungesë serioze në disa sektorë por edhe frikë se çka i pretë. Kompanitë kanë filluar t’i zëvendësojnë me staf nga vendet e tjera kjo është sfidë serioze”, ka përfunduar Rukiqi.

/TV Malisheva

Share.