Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se është detyre e qeverisë që të largojë kërcënimin dhe frikën nga virusi ashtu sikurse edhe frikën nga papunësia masive.

Duke cituar kancelarin austriak, Sebastian Kutz, i cili kishte thënë se duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar papunësinë masive, Rukiqi tha se këtë gjë nuk po e shohim në Kosovë.

Postimi i Rukiqit:

“Qytetarët austriakë jo vetëm që kanë frikë nga virusi, por edhe frikë nga humbja e vendit të punës. Tani është e rëndësishme të bëjmë gjithçka për të parandaluar ‘papunësinë masive'” -Sebastian Kurz

Pra është detyre e Qeverise te largon kërcënimin dhe frikën nga virusi, por edhe frikën dhe kërcënimin nga papunësia masive. Kjo bëhet vetëm me veprime konkrete. Këto nuk po i shohim ne Kosove

Share.