Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar që të hapen të gjitha bizneset dhe sektorët e ekonomisë.

Ai me anë të një shkrimi në Facebook ka shkruar se hapja e tyre duhet të ndodh jo më larg se data 28 maj.

“Të hapen të gjitha bizneset dhe sektorët e ekonomisë. Është koha për hapje të të gjitha bizneseve, jo më larg se data 28 maj 2020. Situata me pandeminë, numri i menaxhueshem i rasteve të infektuara dhe numri i vogël i rasteve në kujdes intensiv, janë argument i mjaftueshëm për hapjen e të gjitha bizneseve, sigurisht përcjellë me masat mbrojtëse dhe distancimin social adekuat. Ta hapim ekonominë dhe të fokusohemi në rimëkëmbjen ekonomike”, ka shkruar ai./Tv Malsheva

Share.