Ish-Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, tash zyrtar Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka drejtuar akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se po manipulojnë me shifrat për Investimet e Huaja Direkte.
Rukiqi ka thënë se VV’ja po i përdor për krahasim muajt që ju kanë konvenuar më shumë.
Sipas Rukiqit, Qeveria Kurti është qeveria me performancën më të dobët në realizimin e investimeve kapitale.
“Nje qeverie, me performancen me te dobet ne realizimin e investimeve kapitale, qe nuk ka arritur te nis asnje projekt te rendesishem per ekonomine e vendit, e per me shume e ka perkeqesuar rejtingun e Kosoves per investime te jashtme, duke prodhuar kriza te vazhdueshme, e vetmja rruge per te treguar ndonje “sukses”, eshte tentaviva per manipulim, me statistika te paqendrueshme dhe grafikone te hiperbolizuara.
Kontributi me i rendesishem i ketij pushteti ne ekonomine e vendit jane prodhimi i videove propaganduese dhe infografikes me manipulime statistikore”, ka shkruar Rukiqi.
/TV Malisheva