Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis i dërgoi ditën e martë një mesazh ngushëllimi, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta pas tragjedisë së trëmetit. “Me trishtim të thellë mësova për tërmetin shkatërrimtar në vendin tuaj, me pasojë të humbjes të jetëve dhe qindra persona të lënduar.

Në këto momente të një sprove të vështirë për popullin shqiptar, doja të përcillja në emrin tim personal dhe të Rumanisë, ngushëllime familjeve të viktimave dhe urime për shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”, shkruhet në mesazhin e Presidentit të Rumanisë. Rumania gjithashtu ka dërguar edhe një ekip kërkim-shpëtimi në zonat e prekura.reporttv

Share.