Agjencia nukleare e Ukrainës ka thënë se trupat ruse kanë shtënë ndaj një marshi pro Ukrainës nga banorët e Enerhodar, ku gjendet centrali bërthamor më i madhi në Europë.
Agjencia, Energoatom, ka publikuar një video në Telegram ku shfaq eksplodimet, të shtëna rafal – në një shesh ku ishte turma e mbledhur.
Forcat ruse morën kontrollin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia në Enerhoda, më 4 mars, shkruan BBC,
“Këtë mëngjes, banorët lokalë u mblodhën për një marsh paqësor në mbështetje të Ukrainës. Ata kënduan himnin dhe flisnin me njëri-tjetrin…derisa njerëzit ia nisën të shpërndaheshin, veturat e policisë filluan sirenat dhe pushtuesit nisën t’i ‘paketojnë’ banorët”.
“Brenda pak minutash, qyteti dridhej nga zëri i eksplodimeve dhe të shtënave masive. Banorët e terrorizuar filluan të ikin”, u tha në deklaratë.
U raportua se katër veta u lënduan.
Për këtë ngjarje ka shkruar edhe zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppar, e cila edhe publikoi video nga vendi i ngjarjes në Twitter.