Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi sonte se rreth 60 persona u vranë nga një bombardim rus në një shkollë në fshatin lindor Bilokhorivka, të cilët ishin fshehur nga granatimet.

“Rezultati i sulmit rus në Bilokhorivka në rajonin e Luhansk-ut është 60 civilë të vrarë që sapo ishin fshehur në shkollë, duke kërkuar strehim nga bombardimet”, tha Zelensky në një video-adresim.

Më herët, guvernatori i rajonit të Luhansk-ut deklaroi se në shkollë ishin rreth 90 persona.

/TV Malisheva

Share.