Forcat ruse në Ukrainë po eksportojnë grurë dhe produkte të tjera bujqësore në Krime, Rusi dhe gjetkë jashtë vendit, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
“Një pjesë e konsiderueshme e grurit të vjedhur nga Ukraina është në anije të ngarkesave të thata nën flamurin rus në Mesdhe”, thuhet në Telegram.
“Destinacioni më i mundshëm është Siria. Nga atje, drithërat mund të kontrabandohen në vende të tjera të Lindjes së Mesme. Perimet si panxhari, patatet dhe lakra janë dërguar gjithashtu në Krime në vëllime të mëdha”, tha ministria.
Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të grurit dhe eksportuesi më i madh i vajit të lulediellit.
Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi dje se bllokada e portit të Odesës dhe të tjera si ajo po kërcënonin furnizimin me ushqime në botë.