Ministria e Shëndetësisë së Rusië ka dhënë aprovimin për vaksinën e parë në botë kundër COVID-19, të zhvilluar nga Instituti Gamaleya në Moskë, më pak se dy muaj pasi është testuar te njerëzit, ka njoftuar të martën presidenti i Rurisë, Vladimir Putin, shkruan agjencia Reuters.

Presidenti rus ka shtuar se vajza e tij është vaksionuar dhe se po shpreson që së shpejti do të ketë prodhim në masë të vaksinës.

Lëvizja hap rrugën për prodhimin masiv ndonëse faza finale e testimeve klinike për të testuar sigurinë edhe efikasitetin po vazhdon.

Shpejtësia me të cilën Rusia ka lëvizur për të aprovuar vaksinën është vendosmëri për të fituar garën globale për një prodhim efikas, por ka nxitur shqetësimin se mund të jetë vendosur krenaria nacionale para shkencës dhe sigurisë.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duerte, të martën ka thënë se ka besim të madh në vaksinën e Rusisë.

Rusia të martën ka raportuar për 4945 raste të reja me Coronavirusin e ri, duke çuar shifrën totale në 897.599. Po ashtu janë regjistruar 130 të vdekur, ndërsa shifra totale ka shkuar në 15.131./Tv Malisheva

Share.