Rusia do të ndalojë furnizimin me gaz për Poloninë nga e mërkura, për shkak të refuzimit të vendit për të paguar për furnizimet e saj në rubla ruse, njoftuan sot zyrtarët në Varshavë.

Kompania shtetërore e gazit polake, PGNiG, tha se ishte njoftuar nga gjigandi rus i gazit Gazprom se furnizimet përmes tubacionit Yamal-Evropë do të ndalonin të mërkurën në mëngjes.

Pas lëvizjes, ministrja polake e Klimës Anna Moskwa theksoi se Polonia ishte e përgatitur për një situatë të tillë pasi punoi për vite me radhë për të reduktuar varësinë e saj nga burimet ruse të energjisë.

“Nuk do të ketë mungesë të gazit në shtëpitë polake. Strategjitë e duhura të diversifikimit që kemi prezantuar na lejojnë të ndihemi në anën e sigurt në këtë situatë,” tha ajo.

Gazprom më herët informoi kompaninë shtetërore bullgare të gazit Bulgargaz se do të ndalonte gjithashtu furnizimet me gaz në Bullgari që nga e mërkura.

Ministria e energjisë e Bullgarisë tha se së bashku me kompanitë shtetërore të gazit ka ndërmarrë hapa për të gjetur marrëveshje alternative për furnizimin me gaz natyror dhe për të përballuar situatën, transmeton Sky News.

Share.