Australia dhe Holanda kanë filluar veprime ligjore kundër Rusisë në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil të OKB-së për rrëzimin e fluturimit 17 të Malaysia Airlines në 2014.
Lajmin e ka bërë të ditur qeveria australiane përmes një deklarate të publikuar të hënën, raporton CNN.
Fluturimi i Malaysia Airlines, Amsterdam-Kuala Lumpur, u rrëzua në korrik të vitit 2014 nga një raketë e lëshuar nga rebelët pro-rusë në Ukrainë. Të gjithë 298 personat në bord u vranë.
“Refuzimi i Federatës Ruse për të marrë përgjegjësinë për rolin e saj në rrëzimin e fluturimit MH17 është i papranueshëm dhe qeveria australiane ka thënë gjithmonë se nuk do të përjashtojë asnjë opsion ligjor në ndjekjen tonë të drejtësisë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kryeministri, Scott Morrison.
“Në tetor 2020, Rusia u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga negociatat me Australinë dhe Holandën në lidhje me rrëzimin e fluturimit MH17 dhe refuzoi të kthehej në tryezën e bisedimeve pavarësisht kërkesave të përsëritura nga Australia dhe Holanda”.
Të dy vendet do të argumentojnë se Rusia i furnizoi separatistët me sistemin e raketave të përdorura në sulm dhe më pas e mori atë përsëri.
Ata thonë se “raketa mund të ishte lëshuar vetëm nga ekuipazhi rus i trajnuar i Buk-TELAR, ose të paktën nga dikush që vepron nën udhëzimet, drejtimin ose kontrollin e tyre”.
/TV Malisheva