Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar sapo ka publikuar konferencën e saj të fundit të inteligjencës duke vlerësuar situatën për forcat ruse, raporton BBC, për Gazeta Blic.

“Rusia ka të ngjarë të ketë pësuar humbje shkatërruese në mesin e oficerëve të saj të rangut të mesëm dhe të ri”, thotë ajo.

“Humbja e një pjese të madhe të gjeneratës së re të oficerëve profesionistë mund të përkeqësojë problemet e saj të vazhdueshme në modernizimin e qasjes së saj ndaj komandës dhe kontrollit”.

Ministria gjithashtu ka thënë se mungesa e komandantëve me përvojë “mund të rezultojë në një rënie të mëtejshme të moralit dhe disiplinë të vazhdueshme të dobët”.

 

Share.