Rusia është shteti i radhës që njofton rikthimin e futbollit, i cili është pezulluar për shkak të përhapjes së Koronavirusit.
Ditën e sotme është njoftuar se kampionati në këtë shtet do të rikthehet më 21 qershor, teksa është vendosur që skuadrave t’iu lejohen edhe 5 zëvendësime.
Kjo vjen në një kohë kur të gjithë shtetet po njoftojnë rikthimin e kampionateve.
Megjithatë nuk është thënë ende nëse ndeshjet do luhen me apo pa praninë e tifozëve, e cila me shumë mundësi do jetë pa tifozë, në mënyrë që të mos rrezikohen njerëzit.
Në kampionat kryeson Zeniti me 9 pikë më shumë se ndjekësit dhe do të përpiqen të tregojnë të njëjtën formë, për të marrë titullin në fund.