Zëvendës kryeministrja e Ukrainës dhe Ministrja e përkohshme për riintegrimin e territoreve të okupuara, Iryna Vereshchuk hodhi poshtë deklaratën e Rusisë se kishte marrëveshje për korridoret humanitare me Azovstal-in në Mariupol-in e bllokuar.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ukrainase, duke cituar Vereshchuk në kanalin e saj Telegram.

“Sot, pala ruse shpalli edhe një herë ekzistencën e një korridori për largimin e civilëve nga Azovstal-i. Kjo mund të besohej nëse rusët nuk do të kishin ndërprerë korridoret humanitare shumë herë më parë”, deklaroi fillimisht zyrtarja.

Sipas saj, është e rëndësishme të kuptohet se korridori humanitar hapet me marrëveshje të të dyja palëve.

“Korridori i shpallur në mënyrë të njëanshme nuk ofron siguri, prandaj në fakt nuk është një korridor humanitar”, shtoi ajo.

Zëvendës kryeministrja e Ukrainës mohoi zyrtarisht se nuk ka marrëveshje për korridoret humanitare nga Azovstal-i.

Vereshchuk thotë se autoritetet ukrainase i kanë kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres që të inicojë dhe garantojë korridorin humanitar Azovstal për civilët.

Në veçanti, Ukraina kërkon që përfaqësuesit e OKB-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të jenë të pranishëm në korridoret humanitare./TV Malisheva

Share.