Rusia është përjashtuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut për shkak të raporteve për shkelje dhe abuzime të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut nga pushtimet e trupave ruse në Ukrainë.
Gjithsej 93 vende votuan pro heqjes së Rusisë nga organi, ndërsa 24 vende votuan kundër dhe 58 vende abstenuan.
Sot më herët, vendet e G7 dënuan ato që ata i quajtën masakra nga trupat e Moskës në Ukrainë, transmeton Sky News.