Rusia po hap një hetim penal për torturimin e supozuar të ushtarëve të saj nga forcat ukrainase, njoftoi sot Komitetii Hetues Rus.
Komiteti, i cili po heton krimet më të mëdha, deklaroi se disa ushtarë rusë u kapën nga forcat ukrainase në rajonet Zaporozhye dhe Nikolaev dhe se shërbimi ukrainas i sigurisë i mbajti në robëri ilegalisht.
Deklarata pretendon se ata iu nënshtruan dhunës psikologjike dhe torturës “për t’i detyruar ata të japin shpjegime të rreme për kushtet reale të ndalimit të tyre të paligjshëm në objektet e Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës”, si dhe “operacioni special ushtarak i Rusisë në Ukrainë”.
/TV Malisheva