Rusia po shkon drejt recesionit më të madh që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, parashikon sot qeveria britanike, duke përmendur faktin se më shumë se 358 miliardë dollarë para ruse janë ngrirë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare në javët e fundit.
“Stili bujar i jetesës së rrethit të brendshëm të Kremlinit do të vazhdojë të jetë në shënjestër, pasi sanksionet britanike tani do të zbatohen për vajzat e rritura të presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov”, tha qeveria britanike në një deklaratë, raportoi Reuters.
/TV Malisheva