Rusia pretendon se 1,026 ushtarë ukrainas kanë dorëzuar armët në qytetin e rrethuar të Mariupolit. Porti jugor është sulmuar prej javësh dhe besohet se është drejt rënies në duart e Rusisë.
Grupi, nga Brigada e 36-të Detare, thuhet se ishte dorëzuar pranë zones ku ndodhet fabrika e çelikut, shkruan BBC.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksandr Motuzyanyk ka thënë se nuk ka ende informacion mbi raportet.
Më herët gjatë javës, nënkryetari i bashkisë së Mariupol e etiketoi si “të rremë” një postim në Facebook, që i atribuohej të njëjtës brigadë që pretendonte se trupave po i mbaronin municionet dhe nuk kishin më mbështetje.
Më herët gjatë ditën së sotme, ushtria ukrainase paralajmëroi se forcat ruse po planifikojnë të bombardojnë qytetin e Mariupolit dhe se do të nisin një ofensive të re pranë fabrikës së çelikut Azovsta.
Sipas ukrainasve, forcat e armatosura ruse pritet të kryejnë sulme të tjera ndaj civilëve në rajonet e Karkivit dhe Zaporoshias, në verilindje të Ukrainës.
/TV Malisheva