Rusia po përpiqet të vendosë njerëzit e saj në pozita udhëheqëse në qytetet e okupuara të Ukrainës, por ukrainasit po e bëjnë të vështirë.
Zyrtarët ukrainas thonë se ushtarët rusë kanë arrestuar të paktën dy kryebashkiakë dhe kanë zëvendësuar njërin me një anëtar të opozitës me prirje nga Kremlini. Por pas përmbysjes së njerëzve drejtues në disa qytete të Ukrainës, Rusia filloi të haste në probleme.
Përkatësisht, kryeprokurori i Ukrainës ka nisur një hetim për tradhti ndaj Galina Danilchenko, e cila u emërua kryetare e re e Melitopolit pasi një grup i armatosur njerëzish arrestoi kryetarin e zgjedhur legjitim të qytetit, Ivan Fedorov. Melitopoli kohët e fundit u pushtua nga rusët.
Ligjvënësit e qytetit kërkuan të dielën për një hetim penal ndaj Danilçenkos për atë që ata e quajtën “një krim i madh i tradhtisë dhe një përpjekje për të krijuar një qeveri okupuese në Melitopol”.
Këshilltarët akuzuan kryebashkiakun e ri, një ish-anëtar i këshillit të qytetit, për shpërbërjen e qeverisjes së qytetit dhe transferimin e kompetencave të tyre në Komitetin e Deputetëve.
Pasi Danilchenko e shpalli veten kryetare bashkie, ajo shpejt tha në një fjalim televiziv se do të fillonte transmetimin e kanaleve televizive ruse në Melitopol, shkruan CNN.
Ushtria ruse rrëmben Yevhen Matveyev të dielën
Prokurori rajonal i rajonit të Luhanskut, i cili kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia, tha se Fedorov ishte arrestuar për terrorizëm.
“Ushtria ruse rrëmbeu Yevhen Matveyev, kryebashkiakun e Dniprorudny, të dielën”, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba.
“Sot, kriminelët rusë të luftës rrëmbyen një tjetër kryebashkiak ukrainas të zgjedhur në mënyrë demokratike, kryetarin e bashkisë së Dnipropetrovsk, Yevhen Matveyev. U bëj thirrje të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që të ndalojnë terrorin rus kundër Ukrainës dhe demokracisë,” shkroi Kuleba në Twitter të dielën.
/TV Malisheva