Prodhuesi rus i gazit, Gazprom vijon të furnizojë Europën me gaz natyror përmes territorit të Ukrainës.

Përmes një deklarate, kompania njoftoi se ky furnizim po zhvillohet në përputhje me kërkesat e konsumatorëve evropianë. Kërkesat ishin 57.2 milionë metra kub vetëm për ditën e sotme, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

Pak ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin tha se Evropa nuk ka alternativë tjetër  përveçse të vazhdojë të përdorë energjinë ruse.

Ai paralajmëroi për pasoja ekonomike jashtëzakonisht të dhimbshme nëse kontinenti përpiqet të zëvendësojë furnizimin me naftën dhe gazin rus.

Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje vendeve europiane për embargo ndaj importeve që vijnë Rusia.

/TV Malisheva

Share.