Kryeministri britanik Boris Johnson ka akuzuar kanalin rus të lajmeve RT për shitje të materialeve që po i bëjnë shumë dëm të vërtetës.
Komentet e kryeministrit britanik vijnë pasi BE-ja ndaloi të dielën RT, e njohur më parë si Russia Today dhe Sputnik.
Johnson bëri thirrje që rregullatori i komunikimeve britanike Ofcom të shikojë nëse po shkelen rregullat e këtij vendi. Por kryeministri e bëri të qartë se vendimi duhet t’i lihet organit të pavarur për të vendosur.
Një zëdhënës i Ofcom tha se “duke pasur parasysh seriozitetin e krizës në Ukrainë, do të shqyrtojnë ankesat në lidhje me mbulimin e lajmeve të çdo transmetuesi të kësaj çështjeje si prioritet.”
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen tha të dielën se makineria mediatike e Kremlinit do të ndalohet në BE.
“Mediat shtetërore Russia Today dhe Sputnik dhe bashkëpunëtorët e tyre nuk do të jenë më në gjendje të përhapin gënjeshtrat e tyre për të justifikuar luftën e Putinit,” tha Von der Layen, duke vënë në dukje se KE po zhvillonte mjete për të ndaluar dezinformatat e tyre toksike dhe të dëmshme në Evropë./TV Malisheva