Pas rreth dy muajsh pushim, sot Superliga e Kosovës rikthehet në aksion.

Elita e futbollit të Kosovës e nis sot stinorin pranveror me tri ndeshje tejet interesante.

Kryendeshja e sotme do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.

Drenica e Tahir Lushtakut do të përballet me liderin e tabelës, Gjilanin.

Në ndeshjet tjera, Drita do të luajë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Kurse, ndeshja tjetër do të luhet në Suharekë mes Ballkanit dhe Dukagjinit.

Të tria ndeshjet e sotme janë të vlefshme për javën e 19-të në Superligën e Kosovës.

Këto ndeshje zhvillohen nga ora 13:00./TV Malisheva

Share.