Punonjësit e Kryeministrisë kanë dhuruar sot gjak. Mes tyre edhe Kryeministri Edi Rama.

Vetë kreu i qeverisë ka ndarë pamjet nga dhurimi vullnetar për fëmijët talasemikë dhe për ata pacientë të cilët kanë nevojë. Por si gjithmonë, nuk kanë munguar batutat.

‘Sa herë ma ke pirë gjakun? Çdo herë e kemi bërë’- i thotë Rama punonjëses. ‘Të majtën kemi ne, e majta jep gjak’- thotë ai më tej duke përveshur krahun ku do kryhet marrja e gjakut.

‘Me punonjësit e Kryeministrisë, si çdo vit për nismën e dhurimit të gjakut. Miq, Le ta forcojmë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut. Një kontribut jetik për fëmijët talasemikë dhe të gjithë ata pacientë jeta e të cilëve në shumë raste varet nga vullneti ynë, po edhe diçka shumë e shëndetshme për trupin tonë’-shkruan Rama në Facebook.

/TV Malisheva

Share.