Përgjigja e kësaj pyetje shumë të kërkuar nuk është asnjëherë fikse. Kjo pasi varet nga shumë faktorë, që ndikojnë në peshën e trupit. Duke filluar që nga mosha, gjatësia, niveli i aktiviteteve fizike, dieta dhe metabolizmi.
Gjithsesi ekspertët japin disa rregulla në përllogaritjen e kalorive që ju duhen gjatë një dite.
Çfarë janë kaloritë?
Kaloritë janë njesi, që masin energjinë e një ushqimi apo pije të caktuar të cilat furnizojnë trupin. Për të humbur në peshë duhet të merrno më pak kalori nga sa trupi juaj djeg çdo ditë. Sasitë e kalorive për ushqimet e paketuara i gjeni ne tabelat që ndodhen anash apo pas produktit.
Kaloritë për gratë
Sipas ekspertëve mesatarisht një grua nga mosha 25-50 vjeç duhet të konsumojë 2000 kalori në ditë për të mbajtur peshën konstante. Ndërsa për ato që duan të humbin në peshë kjo sasi duhet të reduktohet në 1500 kalori në ditë. Në këtë mënyrë do të humbisni 0.45 kg në javë. Për gratë që kanë një jetë aktive që ecin më shumë se 5 km në ditë në mënyrë që të humbasin në peshë duhet të marrin 1700 kalori në ditë.
Gratë më të reja në moshë, gjatë të 20-tave kanë nevojë për më shumë kalori se gratë në të 50-tat. Nëse jeni në të 50-tat trupi juaj kërkon maksimumi 1800 kalori për të mbajtur peshën që keni dhe 1300 kalori për të humbur në peshë.
Kaloritë për burrat
Për burrat mesatarisht kaloritë llogariten tek 2600 në dit për të mbajtur peshën e tyre në moshat 25-45 vjeç. Ndërsa për të humbur në peshë ju duhet të konsumojnë 2100 kalori në ditë.
Për personst që merren me aktivitet fizik apo ecin mbi 5 km në ditë sasia e kalorive për të mbajtur peshën që keni duhet të jetë tek 2800-3000 kalori në ditë ndërsa për ta humbur atë mundohuni të mos i kaloni 2500 kaloritë. Kjo shifër ulet edhe më shumë tek personat mbi 60 vjeç në 2200 kalori për të humbur në peshë.
Për fëmijët
Tek fëmijët sasitë e kalorive sigurisht që janë më të ulta, por kjo varet shumë dhe nga mosha, gjstësia apo pesha e fëmijës. Një fëmijë i vogël kërkon mesatarisht 1200-1400 kalori në ditë. Për fëmijët pak më të më mëdhenj, në adoleshencë që merrenme aktivitet fizik kjo shifër shkon tek 2000-2800 kalori në ditë. Gjithsesi gjatë procesit të rritjes fëmijëve nuk duhet t’ia numëroni kaloritë për të humbur në peshë. Ekspertët rekomandojnë aktivitetin fizik dhe ushqyerjen e shëndetëshme gjatë rritjes.
Si t’i ulni kaloritë
Nuk ka ndonjë formulë magjike për këtë, por mjafton të kuptoni trupin tuaj. Kaloritë janë shumë të rëndesishme për trupin ndaj mps hiqni dorë asnjëherë nga ushqimi. Në vend të dietave drastike konsumoni më shumë proteina si mishi, pini më shumë ujë, evitoni pijet me gaz dhe shqer, ushqimet e përpunuara dhe fokusohuni tek fruta perimet./TV Malisheva