Përqafimet kanë një efekt pozitivë në zhvillimin e trurit, sidomos tek fëmijët.

Studimet kanë konfirmuar se përqafimi i fëmijëve mund të stimuloj sistemin e tyre nervor, gjeneron optimizmin, dhe vetëbesimin dhe po ashtu mund të liroj një kemikat të njohur si ‘oxytocin’ që mund të forcojë sistemin e imunitetit.

Një studim ka gjetur se përqafimi i fëmijëve ndikon në uljen e nivelit të stresit te fëmijët. Afeksioni fizik është shumë i nevojshëm tek fëmijët, pasi që zvogëlon nivelin e stresit, frikës dhe ankthit.

Përmirëson kujtesën dhe sistemin e imunitetit

Sipas këtyre studimeve, pas lindjes, fëmijët nuk janë në gjendje të i rregullojnë emocionet e tyre dhe kjo është arsyeja se pse ata qajnë shpesh. Nëse nuk e pranojnë vëmendjen e mjaftueshme, ata do të ekspozohen ndaj nivelit të lartë të kortisolit. Dhe nëse nuk marrin vëmendje dhe përqafime të mjaftueshme këto mund të kenë ndikim negativ tek sistemi i imunitetit të fëmijëve, kujtesën, aftësitë verbale, dhe mund të qoj deri tek depresioni, në të ardhmen e fëmijës.

Studimet tregojnë se përqafimet, mund të ndihmojnë në zhvillimin e shpejtë të trurit.

Rregullon temperaturën dhe të rrahurat e zemrës

Në momentin që lind fëmija, ai kërkon kontakt fizik. Dhe vetëm duke e mbajtur fëmijën për herë të parë, normalizon të rrahurat e zemrës së tij, temperaturën dhe frymëmarrjen.

/TV Malisheva

Share.