Ish-kryeministri Berisha akuzohet zyrtarisht  për veprën penale të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë nga Prokuroria e Posaçme.

Kjo akuzë parashikon dënimin nga 4 deri në 12 vjet burg nësë provohet nga Gjykata. Malltezi, bashkëshorti  i vajzës së ish-kryeministrit, akuzohet për veprën penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, që parashikon dënime nga 5 deri në  15 vjet.

Akuzat lidhen me dosjen e privatizimit të  kompleksit “Partizani”, atje ku u ndërtuan 17 kulla nga Malltezi dhe biznesmeni, Fatmir Bekteshi. Seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Malltezin e Bekteshin, do të mbahet ditën  e hënë në orën 13 e 30 minuta.

Për shkak se gjykata nuk ka administruar ende procesverbalin e oficerëve të policisë për sekuestron e pasaportës dhe kominikimin e masës detyrim paraqitje ndaj Sali Berishës, ende nuk është caktuar dita dhe ora kur ai do të njihet me vendimin e gjykatës.

/TV Malisheva

Share.