Larja e rregullt dhe e duhur e dhëmbëve është e nevojshme për shëndetin e tyre.
Nëse furça që përdorni nuk është e përshtatshme për ndonjë arsye, mund të zvogëlojë “rezultatet” e larjes.
Dentistët thonë se dhëmbët duhet të lahen për të paktën dy minuta dhe pas çdo vakti. Duke larë dhëmbët, ne largojmë mbetjet ushqimore, bakteret, gurët dhe çdo gjë që çon në prishje të dhëmbëve dhe probleme të tjera orale.
Shenjat që tregojnë se keni nevojë për një furçë të re
Së pari, duhet t’i kushtoni vëmendje qimeve të furçës së dhëmbëve. Nëse nuk janë më aq të ngurtë ose kanë ndryshuar ngjyrë – kjo tregon se keni nevojë për një furçë të re.
Nëse vëreni se pasta e dhëmbëve grumbullohet në mes të qimeve dhe është shenjë se ajo ka skaduar dhe se një numër i madh bakteresh ka në furçën tuaj të dhëmbëve.
Gjithashtu, nëse qimet bien dhe konsumohen – hidheni furçën në plehra. Si prodhuesit e furçave të dhëmbëve ashtu edhe dentistët pajtohen që ne duhet ta ndërrojmë furçën e dhëmbëve çdo tre deri në katër (maksimumi) muaj.
Nëse furça ka ndryshuar ngjyrë dhe formë, dhe qimet nuk janë më aq të ngurtësuara – atëherë “të gjitha përpjekjet janë të kota” sepse një furçë e tillë nuk është më efektive dhe nuk mund t’i pastrojë mirë dhëmbët.
Mendimi i gabuar është se dhëmbët do të lahen më mirë nëse i fërkojmë dhëmbët më fort dhe më gjatë, pasi kjo mund të shkaktojë vetëm acarim të mishrave.