Analisti politik Arbnor Sadiku ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka pasur një transparencë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Ai thotë se ekzekutivi nuk ka treguar kohën se kur është bërë pranimi i drafteve për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Sipas Sadikut në këto drafte kanë pasur qasje vetëm zyra e kryeministrit, e opinioni publik dhe shoqëria civile nuk kanë qenë fare të njoftuar.

“Qeveria e Kosovës realisht nuk ka treguar se ka pasur së pari një transparence rreth dialogut Kosovës-Serbi, të njëjtën kohë edhe pranimit të drafteve për Asociacioni e komunave me shumicë serbe. Asociacioni nuk është diskutuara nga niveli poshtë lartë por është diskutuar nga niveli lartë poshtë, që vetëm kanë pasur qasje zyra e kryeministrit dhe zëvendës kryeministrit, kurse totalisht shoqëria civile dhe opinioni nuk kanë qenë të informuar për Asociacioni e Komunave me shumicë Serbe”, tha ai.

Sadiku po ashtu shtoi Qeveria nuk është duke dhënë edhe opsione të tjera sa i përket kësaj çështje.

Ai tha se Kosova është në momentin final ku duhet të kryhet draft dokumenti për Asociacioni.

“Ne nuk kemi parë që ka pasur edhe një ide shtesë apo informata plus në kuptimin e pasjes së opsioneve A, B  dhe C nëse nuk e pranojmë këtë Asociacion një etnik siq është duke e quajtur VV-ja dhe kësisoj kjo lenë pasoja të mëdha pasi që ne jemi në momentumin final ku kjo duhet të kryhet si draft dokument dhe mundësit kanë qenë të mëdha që Kosova të ofrojë edhe opsione të tjera që pastaj fasilituesit e dialogut do ti diskutoni edhe me palën serbe që do të mund të ofrohej edhe një drafte më të mirë të Asociacionit”, tha ai.

/TV Malisheva

Share.