Zyrtari për media i Partisë Demokratike të Kosovws në Malishevë, Sedat Sahitaj, ka thënë se kjo parti është në bisedime me partitë tjera, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se së pari ata kanë lidhur koalicion me qytetarët dhe se do të gjejnë një formulë bashkëpunimi me ato parti, shkruan TV Malisheva.

“Ne kemi menduar për koalicione, jemi duke biseduar për koalicione, por ne së pari kemi lidhur koalicion me qytetarët, sepse 67% e qytetarëve kanë kërkuar ndryshimin, ky është koalicioni i parë, normal që do të bisedojmë me partitë opozitare, të gjejmë një formulë të bashkëpunimit sepse është edhe më demokratike”, ka thënë Sahitaj.

Ai ka thënë se kjo parti ka dhënë shembull si parti dhe se i respekton marrëveshjet dhe se kurrë nuk ka ndodhur të prishen marrëveshjet e arritura me partitë tjera. Sahitaj ka shtuar se Nisma Socialdemorkate e ka prishur në mënyrën më të keqe koalicionin me LDK-në dhe pa paralajmërim kur ka parë se nuk ka nevojë më për ta.

“Ne kemi dhënë edhe më parë shembuj se jemi parti institucionaliste, jemi parti që repsektojmë marrëveshjet dhe asnjë rast më parë nuk ka ndodhur që t’i prishim marrëveshjet, kur dihet që Nisma Socialdemokrate ka prishur në mënyrën më të keqe koalicionin me LDK-në, pa paralajmërim I kanë qit në rrugë vetëm pse I kanë pas numrat”, ka thënë ai.

Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, në Malishevë asnjëra nga partitë nuk ka arritur 50 për qindëshin dhe si e tillë Nisma dhe PDK shkuan në balotazh, I cili do të mbahet më 14 nëntor. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.