Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sedat Sahitaj, teksa ka folur për qeverisjen e Nismës Socialdemorkate në Malishevë përgjatë dy mandateve, ka thënë se kjo parti i ka shkaktuar dëm buxhetit të kësaj partie, shkruan TV Malisheva.

Kjo sipas tij, ngase kjo qeverisje, kishte larguar nga puna 300 mësimdhënës të Komunës së Malishevës, ku vetëm brenda një dite, sipas tij, ishin larguar 144 të tillë.

“Një vendim shumë i dëmshëm për qytetarët e Malishevës, ishte 30 gushti 2014 kur brenda një dite të vetme u larguan 144 mësimdhënës dhe për tetë vite janë larguar nga Nisma afër 300 mësimdhënës”, ka thënë Sahitaj.

Ai ka thënë se këto largimë të mësimdhënësve nga puna i kanë sjellë dëme 820 mijë euro buxhetit të Komunës së Malishevës, pasi që shumica nga ta, gjykata i ka kthyer në punë dhe atyre ishte dashur t’u kompensohej financiarisht periudha kohore kur ata nuk punuan.

“Nga këto largime, buxheti i Komunës së Malishevës ka pësuar dëme 820 mijë euro, sepse gjykata shumicën e tyre i ka kthyer në punë dhe kthimi në punë pas 2-3 viteve është dashur të kompenzohet financiarisht”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.