Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sedat Sahitaj, ka thënë se nuk ka njeri më adekuat për kryetar komune sesa kandidati nga kjo parti, Isni Kilaj, jo vetëm brenda komunës, por edhe më gjerë, shkruan TV Malisheva.

Ai ka përmendur virtytet të cilat duhet t’i shohë qytetari kur zgjedh se cilin kanddiat për kryetar komune ta votojë e që sipas tij është përvoja, profili i përgatitjes, guximi për të marrë vendime, të jetë vetëvetja, të mos jetë i dirigjuar, si dhe të marrë vendime dhe përgjegjësi për ato vendime.

“Qytetari për përzgjedhjen e tij për kë do votojë, duhet të fokusohet te përvoja, profili i përgatitijes, a ka guxim për të marrë vendime, a e dirigjon atë dikush, a është ai vetvetja, jo partia, jo grupi, por edhe njëkohësisht që merr vendime dhe përgjegjësi për ato vendime”, ka thënë Sahitaj.

Ai ka thënë se nuk ka njeri më adekuat se Kilaj dhe se ai i posedon të gjitha virtytet e përmendura.

“Nuk besoj se ka jo në Malishevë, por edhe në komunat tjera, njeri me adekuat se zotëri Kilaj dhe që i posedon këto virtyte”, ka thënë ai.

Sahitaj ka theksuar se nuk mundet dikush të kontestojë guximin, mbajtjen e fjalës dhe të qenurit i pastër.

“Zotëri Kilaj nëse mundet dikush me kontestu, unë nuk kam gjetur njeri dhe kundërshtar me të ashpër politik që munden me kontekstu këto gjëra: Guximin, i fjalës, i përgatitur dhe i pastër”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.