Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sedat Sahitaj, ka thënë se kjo parti në këto zgjedhje lokale është jashtëzakonisht e mobilizuar ngase ka strukturë të kahershme dhe të organizuar mirë, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë po ashtu se kjo parti ka një listë jashtëzakonisht të mirë për asamble dhe kandidatin i cili, sipas tij, është më i kompletuari dhe më adekuati për Malishevën.

“PDK është jashtëzakonisht e mobilizuar pasi që ka strukturë të kahershme, dhe jashtëzakonisht mirë të organizuar, dhe përveç kësaj, ka një mobilizim të jashtëzakonshëm në të gjitha segmentet e PDK-së, por mbi të gjitha kemi një listë jashtëzakonisht të mirë të asamblesë dhe një kandidat i cili konsiderojmë se është më i komplëtuari dhe më adekuati për Malishvën në gjendjen që është tani”, ka thënë Sahitaj. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.