Përfaqësuesja Kosovës do të përballet sonte me Irlandën e Veriut në ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve ku “Dardanëve” iu iu nevojiten tre pikë për te ruajtur hapin e pretendetëve për vendin e parë në grup.

Në konferencën për media para ndeshjes, trajneri Alain Giresse deklaroi se sulmuesi Vedat Muriqi është në dyshim për këtë ndeshje dhe gjatë stërvitjeve të së mërkurës, sulmuesi nga Prizreni punoi i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës duke dëshmuar kështu se nuk është në kushtet më të mira për të luajtur, raporton TV Malisheva.

Pikërisht nga stërvitja e djeshme erdhi edhe një lajm tjetër jo i mirë për trajnerin francez. FFK njoftoi se anësori sulmues Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim dhe është larguar nga stërvitja.

Ndërkohë sot, pak orë para ndeshjes, drejtori sportiv i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka thënë për KosovaPress paraqitja e të dy lojtarëve kundër Irlandës së Veriut është në pikëpyetje.

“Janë në pikëpyetje. Me lojtarët është ende duke u marr stafi mjekësorë, duke ua bërë ekzaminimet. Akoma nuk dihet nëse do të mund të luajnë. Gjithçka mbetet e pa qartë deri pak para fillimit të ndeshjes”, ka thënë Sahiti

 

Share.