Tiks.app ka dalë me një lajmërim zyrtar sa i përket shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Angli, e cila zhvillohet më 17 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Përmes Facebook, ata kanë shkruar se për shkak të ngarkesës së madhe, sajti është jashtë funksionit.

”Lajmerim!
Pershkak te ngarkeses shum te madhe momentalisht qasja ne webfaqe-n tone eshte e pamundur. Shume shpejt faqja do te jete aktive perseri.
Shpresoj te kemi mirekuptimin e juaj pasi qe kerkesa eshte jashtezakonisht shume e madhe.
Faleminderit!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Share.