Mohamed Salah është një nga lojtarët me pagën më të lartë aktualisht në skuadrën e Liverpool.

Pavarësisht se është një nga më të paguarit e klubit me kontratën aktuale, egjiptiani raportohet se ka kërkuar dyfshin më shumë të pagës për të rinovuar kontratën.

Egjiptiani ka më pak se dy vite nga kontrata e tij aktuale, që besohet të jetë rreth 200,000 në javë.

Tashmë tek Liverpool një numër i madh i lojtarëve, përfshirë Virgil van Dijk, Alisson dhe kapitenin Jordan Henderson kanë rinovuar kontratat e tyre me klubin me përmirësime pagash.

Asnjëra prej kërkesave të tyre nuk ka qenë aq ambicioze sa e Salah, që nënkupton se deri më tani nuk ka pasur përparim në bisedimet e vazhdueshme.

Nëse bihet dakord, do të ishte marrëveshja financiare më e madhe ndonjëherë për një lojtar në histori të Liverpoolit, raporton Mirror.

Për “Të Kuqtë” ishte një merkato e qetë verore duke shpenzuar vetëm 36 milionë funte në mbrojtësin Ibrahima Konate, gjersa klubi preferonte të përqëndrohej në kontrata të reja të zgjatura për të mbajtur yjet në skuadër.

Besohet se ata janë të përgatitur t’i ofrojnë Salah një rritje të madhe të pagës, por jo të prishin ndonjë strukturë pagash me 500,000 £ në javë, aq sa po flitet se dëshiron egjiptiani.

Shenjat tregojnë se sulmuesi egjiptian, i cili ka qenë një senzacion në Merseyside që prej mbërritjes së tij prej 36 milion funtesh nga Roma, do të duhet të ulë kërkesat e tij për të marrë një marrëveshje të re të përmirësuar.

Salah është bashkuar me Egjiptin për ndeshjen e tyre kualifikuese të Kupës së Botës kundër Gabonit, pavarësisht se Liverpool më parë kishte bllokuar çdo lëvizje të tillë.

Ndeshja do të zhvillohet në Gabon, dhe me vendin që nuk është në listën e kuqe të Mbretërisë së Bashkuar, Salah nuk do të duhet të karantinohet kur të kthehet.

Share.