Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë foltores së Kavajës tha se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e Partisë Demokratike.
“Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos për mbledhjen e Kuvendit, për ndryshimet staturore që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin si formë direkte e qeverisjes suaj, të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj që çdo njeri që do të hyjë aty, do të ketë një garë të lirë, natyrisht njëri prej tyre do të jetë edhe Sali Berisha”, tha Berisha.
Ai ndërkaq kërkoi nga deputetë demokratë të refuzojnë çdo marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.
“Tani në 30 vjet s’ka ndodhur kurrë që të hapet parlamenti me ndryshime kushtetuese, i janë qepur Kushtetutës si çakej, po ju bëj thirrje demokratëve refuzoni çdo marrëveshje me Ramën, se ai është i pabesë njësoj si pengu që ka marrë”, ka thënë Berisha./Tch/TV Malisheva