Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Salih Morina, ka përmendur emrat të cilët do t’i bashkohen degës së LDK-së në Malishevë, shkruan TV Malisheva.
“LDK-së do t’i bashkangjiten Jakup Kastrati, Januz Kastrati, profesori Qerim, Gani Gajraku, do të jenë pjesë e ekipit të Fetah Rudit dhe pjesë e ekipit tim, po besoj që LDK-ja jo vetëm që do ta ruaj këtë shifër, por do të kemi rritje edhe më të madhe në krahasim me subjektet tjera politike.”, ka thënë Morina.
Këto personalitete pritet të ushtrojnë edhe zyrtarisht aktivitetin e tyre politik në degën e LDK-së në Malishevë. /TV Malisheva