Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës është mbledhur sot në zyret e FFK’së, me ç’rast kanë diskutuar për ngjarjet e fundit.

Zëvendës-sekretari i FFK’së, Arianit Ahmeti kishte marrur një nismë për shkarkimin e Agim Ademit dhe njëkohësisht kishte filluar të mbledhë nënshkrime për t’u bërë vetë kryetari i Federatës së Futbollit.

Megjithatë, pas mbledhjes së Komitetit të Federatës është marrur vendim që Arianit Ahmeti të shkarkohet nga pozita e tij.

“Jemi detyruar që të kërkojmë edhe ndihmën e UEFA-s dhe FIFA-s, sepse ky i ka tejkaluar të gjithë kufijtë normal në kohën kur futbolli është në kulmin e saj”, theksoi Salihu.

Share.